BIOGRAFI E SHKURTËR

Ramë Hajraj u lind në Istog, Kosovë, në vitin 1994. Ka diplomuar në Fakultetin e Biznesit të Universitetit të Pejë, ndërsa pas kësaj ka përfunduar studimet post-diplomike në Fakultetin e Biznesit të Universitetit të Pejë, Kosovë, në drejtimin Administrim Biznesi. Në vitin 2018 ka përfunduar studimet në administrim biznesi, me rezultate të shkëlqyeshme.

Karriera e z. Hajraj filloi në strukturat studentore dhe rinore në Universitetin e Pejës dhe në Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në vitin 2012 . Në vitin 2013, z. Hajraj punësohet si gazetar në gazetën lokale Peja për fushën studentore dhe rinore, ndërsa në vitin 2014,z. Hajraj emërohet si tutor për një grup lëndësh ekonomike në organizatën joqeveritare Roma Versitas Kosovo, në vitin 2016 z. Hajraj emërohet si Koordinator për Projekte dhe Informim në organizatën joqeveritare Vision 02,në vitin 2017 Z. Hajraj fillon angazhimin e tij si konsulentë i pavarur për fushat ekonomike dhe juridike/ligjore, në vitin 2018 Z. Hajraj angazhohet si ligjërues i një grup lëndësh siç janë: Metodologji e Hulumtimit Shkencor, Programe Statistikore, Microsoft Office dhe si trajner i certifikuar për fushat e përgjithshme që mbulojnë çështjet ekonomike dhe juridike. Që nga 16 korrik 2019, Z. Hajraj është drejtor ekzekutiv i Prishtina Institute for International Economic Studies.

Z. Hajraj kryesojë komitete të ndryshme të hulumtueseve të rijnë dhe ka zhvilluar analiza të ndryshme ekonomike, gjithashtu ka qenë edhe redaktor i publikimeve periodike dhe të veçanta të studentëve në Universitetin “ Haxhi Zeka “. Gjithashtu, ishte bashke kryesues i komisioneve të ndryshme për vlerësimin e projekteve të ndryshme ndërkombëtare, rajonale, regjionale dhe kombëtare dhe komisioneve për zhvillimin e hulumtimeve që ndërlidhen me emancipim të grave dhe pavarësi ekonomike.
Z. Hajraj ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në shumë konferenca ndërkombëtare në çështje të respektimit të procedurave ekonomike përgjatë procesit të para-anëtarësimit, pengesat administrative dhe ligjore gjatë implementimit të masave ndërkufitare ndërmjet vendeve me të cilat kufizohet Kosova. Gjithashtu, ka përfunduar kurse specialistike të Institutit për Trajner në SHBA në lëmin e teknikave bashkëkohore të mësimdhënies dhe digjitalizimit të mjeteve për përdorimin e këtyre teknikave.
Gjithashtu, ai ka përfunduar me sukses të shkëlqyeshëm programin e Institutit për Menaxhimin e Projekteve nga ana e PMI Project Management Institute.

Fushat e interesit të veçantë përfshijnë: Makroekonomia, statistikat aplikative, metodologji aplikative, sistemin e stabilitetit ekonomik të qëndrueshëm, ekonomia qarkore dhe orientimi i ekonomisë së de-karbonizuar.

Flet gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane.
Është i martuar me Adelinën nuk ka ende fëmijë.

Momentalisht është pjesë e disa angazhimeve :

  • Drejtor Ekzekutiv i Director at Prishtina Institute for International Economic Studies
  • Konsulentë i jashtë i PRICOM
  • Ligjërues në Creative Education
  • Hulumtues në Lansky, Ganzger + partner Skopje
  • Hulumtues në Unique Group LLC
  • Drejtor Ekzekutiv i Statistical Academy
  • Drejtor Ekzekutiv i Digital Education Academy

Nentor 2020

1 Shpallje

Skeni Fansa